Implanti eshte nje zevendesim artificial i rrenjes se dhembit,i cili ankorohet ne kocken e nofulles ,dhe mbi te vendoset nje kellef apo ure per te bere zevendsimin e mungesave dentare .Implanti perbehet nga materiali i titanit i cili eshte i pranueshem per organizmin dhe krijon integrim te mire me kocken e nofulles.Zevendsimi i dhembeve qe mungojne me implant perfshin dy etapa pune:
Vendosja e implanit:
Kjo etape perfshin proceduren kirurgjikale ne te cilen implanti dentar vendoset ne nofull.Procedura kirurgjikal kryehet me anestezi lokale.Kjo procedure zgjat perafersisht 30-40min per nje implant .Pas vendosjes se implanit ,fillon procesi i osteointegrimit ,formimit te kockes se re perreth tij .Ky proces fiziologjik siguron stabilizimin e implanit ne nofull dhe zgjat 4-6 muaj .
Vendosja e kurores
6 muaj pas vendosjes se implanit ,ne saj te ekzaminimit klinik dhe radiografise kontrollojme stabilizimin e tij ne kocke .Pasi jemi siguruar qe osteointegrimi i implanit eshte mire,fillojme te mendojme per zevendesimin protetik.Hiqet tapa e sherimit,vendoset monkoni dhe merret masa e cila cohet ne laborator per pregatitjen e kurores(kellefit ).Kurora mund te pregatitet me materiale te ndryshme,metal porcelan ,zirkon procelan,flori porcelan etj.Pasi eshte pergatit kellefi ,ai cementohet me ngjites permanent .