Cfare jane fasetat ose veneers ?
Fasetet ,mund te jene prej porcelani ose kompoziti.Ato kane nje trashesi minimale dhe ngjyre te ngjashme me dhembin dhe vendosen mbi siperfaqen e dhembit ,duke permiresuar ngjyren ,formen dhe pamjen e pergjitheshme estetike.
Cfare problemesh mund te zgjidhen me faseta?
Faseta dentare quhen ndryshe dhe “ortodoncia e shpejt ” sepse ato mund te mbulojne nje ser problemesh dentare ne zonen frontale:
-
Hapesira midis dhembeve frontal
-
Dhemb me forme jo shume estetike
-
Dhembet frontal te thyer ne buzen prerese
-
Dhemb qe kane ndryshuar ngjyren ne siperfaqe ose brendesi(dhembet devital )
-
Dhemb me mbushje jo estetike
Fasetat (Veneers )mund te rregullojne formen dhe estetiken e jashtme te dhembit por nuk mund te rregullojne kafshimin apo problemet ne nofulla.Ne te tilla raste trajtimi ortodontik eshte zgjidhja .
Llojet e fasetave?
Fasetat dentare mund te jene prej kompoziti ose porcelani.Fasetat e kompoziti ,behen ne klinike nga mjeku ,me ndihmen e kompoziti me ngjyren e dhembit.Ndersa fasetat e porcelanit krahas punes ne klinike kerkojne dhe nje etape laboratorike per pergatitjen e tyre.
Cilat jane avantazhet dhe disavantazhet e fasetave te porcelanit ne krahasim me ato te kompozitit ?
Avantazhet:
-
Fasetat e porcelanit jane shume te qendrueshme.Edhe pse ato kane nje trashesi shume te vogel 0.5-0.7mm ,kur ngjiten ne stukturen e dhembit natyral ato behen shume te forta,dhe me kujdesin e duhur ato mund te zgjasin deri ne 10 vjet-15 vjet.
-
Jane shume estetike.Fasetat e porcelanit ,sigurojne nje pamje shume natyrale te dhembit per shkak se thyerja e drites ne porcelan,jep nje efekt te njejt i smalti i dhembit.
-
Nuk ndryshojne ngjyre me kalimin e kohes.Ne ndryshim nga kompoziti,porcelani ka nje siperfaqe te lemuar qe nuk lejon grumbullimin e ushqimeve apo lengjeve dhe ndryshimin e ngjyres.
-
Jane konservative.Preparimi i dhembit per fasetat e porcelanit eshte minimal,duke bere qe te ruhet struktura normale e dhembit.
Disavantazhet
-
Kerkojne pregatitje laboratorike,ndaj nuk mund te vihen ne nje seance.
-
Nuk mund te riparohen,ne rast demtim te tyre ato duhet te nderohen me te reja .
-
Kane kosto me te larte se ato te kompozitit .
Procedura e punes per faseta dentare .
Fasetat e kompozitit,vendosen ne nje seance ne klinike.Siperfaqja e perparme e dhembit,preparohet lehte dhe me pas vendoset ne shtresa ashtu sikurse dhe per mbushjet ,kompoziti me ngjyren e dhembit,duke e modeluar ne formen qe duam.Pas polimerizimit me drite halogjene behet lustrimi dhe preparimi perfundimtar i fasetes.
Vendosja e fasetave te porcelanit zakonisht behet ne dy seanca.Seanca e pare mund te zgjasi 1-2 ore ne varesi te numrit te fasetave qe do te vendosen
-
Behet ekzaminimi i dhembeve tuaj dhe ne saj te bashkebisedimit kuptojme cfare kerkoni te arrini ne formen dhe ngjyren e dhembeve.Behet zgjedhja e ngjyres .
-
Behet preparimi i siperfaqes se perparame te dhembit,dhe buzes prerese.Zakonisht gjate preparimit hiqet rreth 0.5-0.7 mm .
-
Merret masa e dhembeve,dhe cohet ne laborator ku do te behet punimi i fasetave te porcelanit.
Faseta mund te vihen ose jo ne varesi te rastit .Seanca e dyte mund te zgjasi 40min deri ne 1 ore.
-
Behet heqja e fasetave provizore nese jane vendos .
-
Behet prova e fasetave te porcelanit nga mjeku dhe me pas ju mund te percaktoni nese jane sic i keni deshiruar apo deshironi ndonje ndryshim tjeter.Ndryshime ne formen ,ngjyren e fasetave mund te behen ne kete faze te trajtimit,ato nuk mund te behen pasi fasetat te jene ngjit.
-
Pasi keni dhene aprovimin tuaj ,se fasetat e porcelanit jane ne rregull behet ngjitja e tyre.Ngjitja e fasetave behet me ngjites te forte,ne ngjyre transparet ose si ajo e dhembit ne menyre qe te mos ndikoje ne estetiken e fasetes.
-
Pasi pastrohen nga tepricat e ngjitesit ,ju jepen keshillat per higjenen dhe mirembajtjen e tyre.
Keshilla per mirembajtjen e fasetave te porcelanit.
Fasetat mund te thyhen ose te bien nese ju nuk kujdeseni sic duhet per to.Per te rritur jetegjatesine dhe qendrueshmerin e fasetave jane te nevojshme:
-
Mbajtja e nje higjene te mire dentare (larja se paku 2 here ne dite )
-
Kontrollet e here pas hereshme tek mjeku (cdo 6 muaj )
-
Shmangia e kafshimeve te forta me to.