Silantet jane nje material me baze rezine me ngjyre te celet qe vendoset ne siperfaqen pertypese te dhembeve(kryesisht paradhemballeve dhe dhemballeve ) per te penguar prishjen e tyre.Hullite ose thellimet ne siperfaqen pertypese te dhembeve posteriore jane nje vend i pershtatshem per grumbullimin e mbetjeve te ushqimeve dhe baktereve ,duke cuar ne prishjen e dhembit.Silantet krijojne nje mbrojtje te smaltit ne keto zona,duke penguar depertimin e baktereve dhe prishjen e dhembit.
Kush duhet te vendos silantet?
Duke qene se tek femijet dhe adoleshentet,niveli i kariesit eshte me i larte ,dhe thellimet ne siperfaqen e dhembeve jane me te shprehura,menjehere pas daljes se dhembeve te perhershem,tek femijet nga 6-14 vjec eshte e rendesishme vendosja e silanteve.
Silantet mund te perdoren edhe tek dhembet e qumeshtit,kur shikohet e nevojshme.
Aplikimi i silanteve
Vendosja e silanteve eshte nje procedure e shpejte dhe pa dhimbje.
1.Fillimisht pastrohet dhembi ku do te vendoset silanti
2.Me pas dhembi thahet,dhe nje pambuk vendoset rreth tij per ta mbajt te thate.
3.Mbi siperfaqen e dhembit vendoset nje shtrese acidi fosforik,i cili hap prizmat e smalitit duke siguruar nje lidhje me te mire midis silantit dhe dhembit.
4.Dhembi shplahet me uje dhe thahet.
5.Silanti aplikohet ne siperfaqen pertypese te dhembit,dhforcohet me drite halogjene.
Sa kohe zgjasin silantet?
Silantet mund te qendrojne ne goje deri ne 10 vjet.Por ato duhen te kontrollohen here pas here tek dentisti pasi mund te demtohen nga forca e kafshimit,dhe mjeku mund te vendosi silante te rinj.