1.Perdorimi i shpeshte i shplaresit te goje
Shplaresit e gojes luajne nje rol te rendesishem ne mbajtjen e higjenes orale ,por perdorimi i shpeshte i tyre gjate dites jo gjithemone jep efektin e deshiruar.Shplaresit e gojes kane ne perberje substanca acide te cilat,veprojne mbi smaltin e dhembit duke i bere dhembet me te ndjeshem.Perdorni shplares goje me permbajtje fluori dhe konsultoni dentistin tuaj per menyrat e perdorimit.
2.Perdorimi i ushqimeve acide
Ushqimet dhe pijet me permbajtje te larte acidi si limoni,portokallia ,domatja etj mund ti bejne dhembet tuaj me te ndjeshem.Acidi erodon siperfaqen e jashtme te dhembit duke bere ekspozimin e dentines ndaj dhe dhembet tuaj behen te ndjeshem .Nese deshira per ti konsumuar keto ushqime eshte e madhe,pini nje gote qumesht ose hani nje cope djathe pas tyre ,per te neutralizuar sasine e acidit ne gojen tuaj .
3.Perdorimi i pastat zbardhuese ne shtepi
Pastat e dhembeve me efekt zbardhues kane ne perberjen e tyre peroksidin e oksigjeni, nje substance qe duke depertuar ne stukturen e smaltit te dhembit mund ti bej dhembet tuaj me te ndjeshem.Nderprerja e perdorimit te ketyre pastave mund te qetesoje dhe mbindjeshmerin e dhembeve tuaj.Konsultoni dentistin tuaj nese kerkoni dhemb te bardhe e te shendetshem .
4.Perdorimi i gabuar i furces se dhembeve
Nese perdorni furcen e dhembeve me levizje drejtevizore para-mbrapa,si dhe perdorni furce me fije te forta,mund te shkaktoni terheqje te gingivave dhe defekte te smaltit ne nivelin e qafes se dhembit.Keto defekte cojne nje ekspozimin e dentines e per rrjedhoje dhembet behen te mbindjeshem.
5.Shtrengimi dhe kercitja e dhembeve
Edhe pse smalti i dhembeve eshte materiali me i forte ne trupin tone,ai mund te demtohet nga shtrengimi i vazhdueshem i dhembeve,duke cuar ne ekspozimin e nervit e per pasoje dhimbje Shtrengimet e dhembeve shpesh jane veprime te pandergjegjeshme qe vihen re tek sportistet te cileve u rekomandohet perdorimi i mbrojteseve te gojes per te evituar demtimet e smaltit.Nese shtrengimi dhe kercitja e dhembeve ndodh gjate nates kemi ate qe quhet bruksizem.Ne te tilla raste duhet te konsultoheni me dentistin i cili do te pergatisi dhe mbrojteset individuale per dhembet tuaj.
6.Krisjet apo thyerjet e dhembit
Kafshimi i ushqimeve te forta shpesh mund te cojne ne krisje apo thyerje te dhembit e per pasoje nervi si dhe periodonti i tij ngacmohet duke bere qe dhembi te behet i dhimbshem gjate ushqyerjes.Gjithashtu frakturimet ne smalt lejojne bakteret te futen ne brendesi te dhembit duke dhene inflamacion te pulpes ,dhe me shume dhimbje dhembi.
7.Terheqja e gingivave
Semundjet periodontale mund te shkaktojne terheqje te gingivave dhe zbulim te rrenjeve te dhembeve.Rrenjet e dhembit perbehen nga nje ser kanalezash te cilat trasmetojne ndjeshmerine nga e ftohta e ngrohta ne nervin e dhembit.Terheqja e gingivave ben qe rrenjet e dhembit te jene me te ekspozuara nga faktoret e jashtem,e per rrjedhoje dhembet tuaj te mbindjeshem .Ne te tilla raste kerkohet ndihme e specializuar nga dentist
8.Kariesi
Kariesi eshte semundje e dhembeve qe con ne prishjen e struktures se tij dhe krijimin e kaviteteve.Dhembi behet i ndjeshem nga te ftohtat,te ngrohtat e te emblat.Menyra me e mire per te luftuar kariesin eshte mbajtja e higjenes dentare,konsumimi i ushqimeve te shendetshme dhe vizitat e rregullta tek dentisti.