Cfare jane gurezat?
Pllaka dentare eshte nje depozitim i bardhe dhe i bute i cili krijohet ne siperfaqet e dhembeve. Bashkimi i baktereve qe gjenden ne kavitetin oral me peshtymen dhe ushqimin krijon pllaken dentare. Ne perberje te saj gjenden rreth 400 lloje bakteriesh. Mbajtja e higjenes dentare ndihmon ne parandalimin dhe pastrimin e pllakes dentare.
Kalkulus, ose ndryshe gurezat, eshte pllake e kalcifikuar dhe e forcuar.Gurezat ngjitet fort pas siperfaqes se dhembeve dhe kryesisht nen nivelin e ginigives.Heqja e tyre eshte e veshtire te behet nga vet pacienti,ne pergjithesi ato largohen nga dentisti me instrumenta te vecante.
Si ndikojne gurezat tek dhembet dhe gingivat ?
Prania e gurezave e veshtireson pastrimin e dhembeve me furce dhe fijen dentare,duke cuar ne krijim e kaviteteve.
Gurezat qe krijohen ne nivelin e ginigives ,si pasoje e pranise se larte te baktereve japin acarim te vazhdueshem te gingives ,dhe me kalimin e kohes mund te japin semundje te perparuara te mishrave te dhembeve.
Ginigivitis,njihet si inflamacioni i mishrave te dhembeve.Nepermjet higjenes se mire,perdorimit te fijes dentare dhe pastrimit profesional tek dentisti mund te ndalohet dhe permiresohet shendeti i gingivave.
Ne rastet e perparuara bakteret invadojne nepermjet xhepave paradontal ne indin mbeshtjelles te dhembit,duke shkaktuar periodontitis.Periodontitis eshte nje patologji e avancuar e dhembeve e cilat nese nuk trajtohet ne kohe mund te coje ne humbjen e tyre.Gjithashtu studime te ndryshme i lidhin bakteret e pranishme ne semundjet e gingivave me nje sere semundje sistemike si pershembull semundjet e zemres.
Disa keshilla per te eleminuar gurezat.
-
Lani dhembet me furce minimumi 2 here ne dite per rreth 2-3min.Kushtojini rendesi te gjitha siperfaqeve te dhembit,dhe kujdes te vecante zones posteriore te dhemballeve e cila paraqet veshtiresi per tu pastruar.
-
Studimet kane treguar se perdorimi i furces elektrike eshte me efikas ne pastrimin e pllakes dentare.Gjithesesi e rendesishme eshte perdorimi i furcave te certifikuara nga kompanit dentare boterore sido qe te jene manuale apo elektrike.
-
Zgjidhni pasten e dhembeve qe lufton gurezat.E rendesishme eshte qe pasta te kete perqindje te larte flori,i cili pengon fortesimin e pllakes dentare dhe ndihmon ne riparimin e smaltit te demtuar.Disa lloj pastash kane ne perberje nje substance te quajtur triclosan e cila lufton bakteret ne perberje te pllakes dentare.
-
Floss floss floss.Eshte shume e rendesishme perdorimi i fijes dentare,per pastrimin e pllakes midis dhembeve,hapesira te cilat furca nuk arrin dot ti pastroje plotesisht.
-
Kujdes dieten ushqimore.Mundohuni te ushqeheni shendetshem dhe te reduktoni sasine e sheqerit ne ushqime.Cdo here qe hani ju ushqeni njekohesisht edhe bakteret qe jane ne gojen tuaj,ndaj eshte e rendesishme qe te ushqeheni ne menyre te shendetshme ne vaktet kryesore.Pini uje gjate dhe pas ushqimit.
-
Mos pini cigare.Studimet kane treguar se njerezit qe pine cigare jane me te predispozuar per te pasur gureza dhe semundje te mishrave te dhembeve.