Ne gjithemone mundohemi te jemi korrekt me orarin qe ju eshte percaktuar.Ne raste te rralla per shkak te rrethanave te pa parashikuara mund te ndodhi qe te jemi mbrapa ne kohe.Ne te tilla raste nje anetar i stafit do te ju mbaj te informuar rreth kohes qe mund te prisni.
Ne rast se per arsye te ndryshme nuk mund te vini ne kohe ne klinike,na njoftoni paraprakisht ne telefon .
Ne rastet kur ju paraqiteni me shume vones ne klinike,dhe pacienti ne orarin pas jush ka filluar pune,atehere mund tju caktohet nje orar tjeter.
Anulimi i takimit
Ne raste kur per arsye te ndryshme duhet ta anulloni takimin e caktuar ne klinike ,jeni te lutur te njoftoni 24 ore me pare,ne menyre qe orari juaj ti ofrohet nje pacienti tjeter.
Kujtese per oraret
Pacientet te cilet kane lene takim ne kohe te gjate,si pershembull pacientet qe vendosin implante,klinika mund tju telefonoje nje dite para,per tju kujtuar orarin e caktuar.
Pacientet qe jane ne procese trajtimi,qe kerkojne perpikemeri ne orare,si trajtimet ortodontike,trajtimet endodontike etj ne rast te mos paraqitjes ne klinike ne orarin e caktuar dhe mos njoftimin paraprak per anullim te takimit,ju telefonojme nga klinika per tju lene nje orar sa me te shpejte.
Emergjencat
Nese keni nje emergjence dentare ,na telefoni dhe ne do te mundohemi tju ofrojme sherbimin tone sa me shpejt te jete e mundur.
Kartelizimi i pacienteve
Cdo pacient ne klinike tone ka nje karte klinike personale,ku perfshihet historia mjekesore e pacientit,konsenti per trajtimin dhe punimet qe jane kryer.Brenda ne kartele vendosen edhe radiografite e pacientit,analizat qe mund te kete kryer si dhe konsentet e firmosura per trajtime te vecanta .Kartela klinike eshte nje dokument mjeko-ligjor per te cilin klinika mban pergjegjesi te plote per ruajtjen dhe mirembajtjen e saj.
Garancite
Klinika jone ofron garanci te plote per te gjitha sherbimet e ofruara.
Materialet me te cilat ne punojme ,jane te cilesise sa larte ,te testuara dhe te aprovuara nga shoqatat me te medha boterore te produkteve dentare.
Gjithashtu laboratori me te cilin ne punojme,ofron garanci 5 vjecare per te gjitha punimet protetike.
Ndjekja e keshillave tona per sa i perket mirembajtjes se te gjitha punimeve dentare qe keni kryer eshte nje garanci plus per suksesin dhe jetegjatesine e tyre.