Proteza totale eshte nje proteze e levizshme qe perdoret ne rastet e mungeses totale te dhembeve.Keto proteza mund te jene imediate dhe normale.Protezat imediate vendosen menjehere pas heqjes se dhembeve,duke bere qe gjate sherimit procesi te pershtatet sipas protezes.Keto proteza kane avantazh sepse pacienti nuk rri pa dhemb por kane disavantazh se me kalimin e kohes procesi bie dhe ato e humbasin stabilitetin,duke kerkuar qe te ndrohen me shpesh se protezat normale.Protezat normale vendosen 8-12 jave pas heqjes se dhembeve.Proteza totale perbehet nga rezina,materiale plastik me ngjyre roze qe imiton ngjyren e gingivave dhe dhembet artificial qe mund te jene plastik ose porcelan.
Pregatitja e protezes totale
Protezat tatale pregatiten ne laborator pas nje ser matjesh qe mjeku ben ne klinike .Pregatitja e tyre kerkon disa seanca ne klinike.
Fillimisht me materiale te posacme merret masa e gojes,mase e cila cohet ne laborator ku derdhet me allci dhe krijohet ajo qe quhet masa anatomike .Mbi kete mase laboranti pergatit nje luge qe quhet indifiduale pasi do te jete ekzakt per gojen e pacientit.
Ne seancen e dyte ne klinike merret ajo qe quhet masa funksionale,me materiale me precize dhe me lugen individuale te pergatitur ne labortor.Kjo mase e dyte do te imitoje gojen e pacientit me perpikmeri dhe mbi te do te pergatitet proteza definitive.
Ne seancen e trete ne klinike behen disa matje me dyll,qe percaktojne kafshimin e pacientit,lartesine e tij ,linjat e te qeshure etjNe kete etape percaktohet dhe ngjyra e forma e dhembeve qe do te vendosen ,.Matjet dergohen ne laborator.
Ne seancen e katert laboranti ka pergatit nje proteze prej dylli me dhembet e rreshtuar ne pozicionin e duhur.Behet ajo qe quhet prova me dhemb,ku serisht kontrollohet kafshimi,dhe pacienti jep sugjerime persa i perket ngjyres dhe formes se dhembeve.Proteza cohet ne laborator
Ne seancen e peste,proteza eshte gati dhe pasi behen disa lustrime te nevojshme vendoset ne gojen e pacientit duke dhene porosite perkatese per sa i perket higjenes,mirembajtjes dhe kontrolleve te herepashereshme .
Proteza totale duke qene nje proteze e levizshme kerkon kohe dhe durim per tu mesuar me te.Duhet nje fare kohe sa musklatura e faqeve dhe gjuha te ambientohen me te.Ditet e para,fluksi i peshtymes eshte i rritur,si reagim i organizmit ndaj dickaje te re.Persa kohe proteza te pershtatet ne goje ajo mund te krijoje plage te vogla ,ti cilat lene shenje.Nese pacienti ka dhimbje e plage te vogla nga proteza ai duhet te vij ne klinike,dhe ne vendet ku ka lene shenje hiqet nje pjese rezine me intrumenta te posacem.
Ushqyerja me proteza totale
Ushqimi me protezen e re,kerkon pak kohe per tu mesuar dhe mund te jete jo shume i rehatshem javet e para.Fillimisht fillohet me ushiqime te buta,te cilat priten ne copa te vogla.Pertypja behet ngadale duke kafshuar ne te dy anet njekohesisht.Konsistenca e ushqimeve rritet avash avash derisa kalohet ne dieten normale.Duhet te behet kujdes me ushqimet e nxehta,te forta ,te prehta dhe ngjitese.Gjithashtu cimcakizi duhet te hiqet nga perdorimi.
Kujdesi dhe higjena me protezat totale
Mbajtja e higjenes me protezen totale eshte e rendesishme per nje shendet te mire te gojes.
Eshte shume e rendesishme qe protezat te mbahen me kujdes kur hiqen nga goja,pasi nese ato bie ne toke mund te thyhen e demtohen.
Larja e protezes behet me furcen e dhembeve po pa paste dhembesh .Mund te perdoren gjithashtu edhe furca qe jane te pershtatshme per proteze.Eshte e rendesishme shplarja me uje te ftohte e gojes dhe protezes pas cdo ushqimi si dhe perdorimi i furces.
Tabletat eferveshente te gatshme per protezat mund te perdoren nje here ne 1ose 2 jave.Ato bejnje nje pastim me te thelle per protezen duke larguar mikrobet qe mund te hyne ne poret e saj.
Nese proteza hiqet nga goja per arsye te ndryshme eshte e rendesishme qe ajo te ruhet ne nje ambient te lagesht ,si pershembull nje gote me uje,ne menyre qe te mos thahet dhe rezina te krijoj acarim te indevete buta ku mbeshtet .